Açka: Ah sikur të flitnim me kaq pasion edhe për librat si për futbollin

Flutura Açka: Futbolli dhe librat

Ah sikur të flitnim me kaq pasion edhe për librat, siç e shoh të flasim për lojën e mbrëmshme të futbollit, “të vrapit të burrave të veshur me pizhama, pas topit… dhe milionave”, siç më thoshte dikur im bir.

Futbolli, “kjo luftë pa krisma”, siç thotë Orwell, e kapërcen shpesh domenin e tij dhe bëhet politik, gjë që nuk e tundon letërsinë. Me këtë nuk po them që të mos merremi me këtë argëtim sublim, që prej mjeshtërisë, gati është kthyer në art, por thjesht po ju tërheq vëmendjen miqësisht për librin.
Sa për vete kam luajtur dikur në adoleshencë shume futboll, por qëkur kanë dalë nga loja dashuritë e mia, dikur Rumenige dhe ca më vonë Zinedine Zidane, nuk ndjek më futboll, deri kur të kem një dashuri të tretë.
Ja një libër që ia vlen të flasim gjatë… Noli, kam drojë se nuk e patëm kurrë një të dytë!/ ObserverKult

Lexo edhe:

MBRESËLËNËSE: ZONJA ME BIÇIKLETË QË U LEXON LIBRA KALIMTARËVE

Quhet Chiara Trevisan, dhe me profesion lexuese librash për të panjohurit.  “Zyra” e saj është ne çdo cep të botës ku mund të mbërrijë biçikleta dhe karroca e saj e ngarkuar me libra, fraza, fjalë, histori.

Në kokë mban një kapele blu. Për dike duket qesharake .

Ajo e përkufizon veten si një “lecuese vis-à-vis”. Prej pesë vitesh mund ta gjeni në Piazza Carignano, në Torino, me shportën e saj me libra. Po ashtu edhe me një kuti plot fjali të shkruara në katrorë letre. 

“Zgjidhni pesë – i thotë ajo kujtdo që afrohet.
– Bazuar në ato që i ndjeni më shumë tuajat, unë do t’ju lexoj një pasazh.”

Tekstin e plotë e gjeni KËTU