Adélaïde Dufrénoy: Kur duam çmendërisht, humbim arsyen…

Thesari i fundit i një mike,
Ti që dashuritë besnike
N’ditët e errëta t’jetës sime
M’përsërisin ditë t’bukura,
Ah! Falja dhembshurisë sime
Trillimin dhe dyshimin;
Kur duam çmendërisht
Shpesh humbim arsyen.

E di që shpirti yt i pastër
Përçmon sjelljen mashtruese,
Që t’fyejë
Duke dyshuar n’sinqeritetin tënd
E urrej xhelozinë,
Që m’përfshin me helmin e saj;
Por t’dua çmendërisht;
E shpesh humbas arsyen.

Për kushtrimet e mia t’padrejta
Larg nga gjakftohësia,
Kur do t’shohësh lotët e mia
Shtrije zemrën n’zemrën time;
Që një shikim, një buzëqeshje e ëmbël,
T’dëboj dyshimin tim t’zi;
M’jep më shumë marrëzi,
Dhe do t’jem më i arsyeshëm.

Përktheu : Çlirim Lazaj