Adele ishte mbretëresha absolute e BRIT Awards.
Kantautorja nga Londra mori trofenë e parë të mbrëmjes për këngën e vitit, me “Easy on Me”, përmes së cilës Adele i shpjegon të birit divorcin nga i ati, është pjesë e albumit 30, i vlerësuar gjithashtu si më i mirë i vitit. Edhe pse i nxjerrë në treg në muajin nëntor, 30 u bë albumi më i suksesshëm i 2021 me më shumë se 600 mijë kopje të shituara në vetëm 6 javë.
“Dua t’ia dedikoj këtë çmim djalit tim dhe Simon-it, babait të tij. Ky album i kushtohet të gjithë udhëtimit tonë, dhe jo vetëm timit. Jam shumë krenare me veten që realizova një album të tillë kaq personal, diçka që nuk e bëjnë të gjithë”, u shpreh Adele.
33-vjeçarjau vlerësua gjithashtu si artistja e vitit, një kategori e re pa gjini ku ishin të nominuar edhe reperët Little Simz dhe Dave, e po ashtu këngëtarët Ed Sheeran dhe Sam Fender.
Në rikthimin e saj në shtëpi, Adele, e cila jeton në Los Angeles ishte gjithashtu mes performuesve në ceremoni.
Mes fituesve të tjerë ishin banda e muzikës rok Wolf Alice që rrëmbeu çmimin e grupit më të mirë, ndërsa Little Simz u vlerësua si artisti i ri më i mirë.
Për Ed Sheeran shkoi çmimi i kantautori të vitit. Duke ndjekur hapat e ceremonive të tjera të çmimeve, organizatorët e BRIT Awards hoqën në muajin nëntor kategoritë që klasifikonin artistët sipas gjinive./a2news.com
—————–
Lexo edhe:
ADELE PARAQITET ME LOT NË SY, KA NJË NJOFTIM PËR FANSAT E SAJ