Adele zbulon kuptimin e vërtetë të këngës “Set Fire To The Rain” dhe e paskemi ditur të gjithë gabim…

Adele është një ndër artistet që njihet për faktin se gjendjet e saj emocionale i shndërron në hite muzikore tepër të suksesshme.

Në një prej koncerteve të dhënë së fundmi, këngëtarja ka vendosur t’ju tregojë fansave rreth kuptimit dhe origjinën e disa prej këngëve të saj, përfshirë këtu edhe këngën e njohur “Set Fire to the Rain”.

Ajo i ka treguar audiencës se ishte duke argumentuar me të dashurin e saj në atë kohë, dhe nga nervat ka dalë jashtë shtëpisë në mënyrë që djali mos ta shihte teksa ajo ishte e mërzitur.

Gjatë sherrit, i dashuri i tha: “Ti nuk do të jesh në gjendje ta ndezësh atë cigare në shi”. Por ajo arriti ta ndizte dhe kjo është arsyeja që këngëtarja e ka titulluar këngën “Set Fire To The Rain”, që ne të gjithë e duam shumë.

Kjo këngë ka qenë kënga e tretë e albumit të saj “21”, e cila është publikuar në janarin e vitit 2021.

Video e Adele, teksa shpjegon kuptimin e disa prej këngëve të saj, po bën xhiron në TikTok, ku njerëzit me shaka shkruajnë: “Përpjekja për të ndezur cigaren në shi do të jetë sfida ime”.

Ndërsa sa i përket këngës “Turning Tables”, artistja ka shpjeguar se ajo dhe i dashuri i saj ndodheshin në një restorant kinez, tek një tavolinë që rrotullohej. Kamarieri e kishte vendosur pjatën e saj nga ana e të dashurit dhe ai e mbante tavolinën, duke mos e lejuar që të rrotulohej dhe artistja të merrte pjatën e saj./gazetashqip

ObserverKult

——————

adele

Lexo edhe:

“AS MOS GUXO”: ADELE NDËRPRET KONCERTIN PËR “TË PENGUAR GODITJEN” ME TELEFON…

Adele ndërpreu koncertin e saj të fundit në Las Vegas për t`i dhënë një goditje trendit në rritje, sipas të cilit fansat qëllojnë artistët me objekte në skenë gjatë performancave të tyre.

Kjo “lojë” e rrezikshme nisi muajin e kaluar Bebe Rexha u godit me celular në fytyrë, ndërsa së fundi një admiruese hodhi hirin e nënës së saj në skenë gjatë një performance të këngëtares Pink. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult