Anxhela Peristeri me interpretim të mahnitshëm në “PrePartyEsc”

Këngëtarja Anxhela Peristeri do ta përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në “Eurovision”.

Ajo do të garojë me këngën “Karma”, ku do të performojë në natën e dytë të “Eurovision”, më 20 maj në Roterdam.

Së fundi, Anxhela ka bërë paraqitjen e saj për “PrePartyEsc”, në të cilën dhuroi interpretim të mrekullueshëm.

“Performanca në PrePartyEsc Tani mund ta gjeni në kanalin tim në YouTube”, ka shkruar ajo, duke etiketuar bashkëpunëtorët.