reklamë

Adem Demaçi, shqiptari që i kaloi 28 vjet të jetës në burg

Më 26 shkurt të vitit 1936, lindi në Prishtinë, Adem Demaçi, veprimtar i çështjes kombëtare dhe i të drejtave të njeriut.

Demaçi kreu shkollën e lartë pedagogjike në Shkup, vijoi studimet për shkencat juridike në Prishtinë dhe për letërsi në Beograd. U bë i njohur me veprën “Gjarpijt e gjakut” (1958), ku trajton plagën e dhimbshme të gjakmarrjes.

Për shkak të kundërshtimit hapur ndaj shpërnguljeve dhe diskriminimit kombëtar të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, si dhe për shkak të krijimit të organizatës “Lëvizja revolucionare e bashkimit të Shqiptarëve”, e cila kishte si objektiv bashkimin e Kosovës me Shqipërinë (1961), Adem Demaçi kaloi 28 vite në burg.

Kthimi në një simbol të rezistencës paqësore, i solli çmimin “Saharov” në vitin 1991. Kjo është dekorata më e lartë që Bashkimi Evropian ndan për kontributin në fushën e të drejtave të njeriut.

Në vitin 1998, ai mori përsipër rolin e përfaqësuesit politik të Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pas vitit 1999, Adem Demaçi u përkushtua në edukimin e brezave të rinj të gazetarëve dhe mbrojtjes së lirive civile.

U nda nga jeta më 26 korrik 2018.

ObserverKult


Lexo edhe:

Kujtimet e Adem Demaçit: Plaga e parë në zemër…