Lëshohet në qarkullim pulla postare kushtuar Edi Shukriut

Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim pullën postare me imazhin e njërës nga femrat më të njohura të Kosovës, Edi Shukriu. Këtë e ka bërë me dije Posta e Kosovës përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Duhet theksuar se  Edi Shukriu ishte akademike dhe njëra nga arkeologet dhe historianet e para, por edhe emër i njohur dhe i çmuar në lëmin e letërsisë, të angazhimeve politike, institucionale dhe kulturore në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare.

Njëra ndër arkeologet e para, Shukriu u lind në Prizren në vitin 1950. Shkollimin fillor e të mesëm i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për arkeologji në Universitetin e Beogradit 1972. Studimet master  i përfundoi në vitin 1979, derisa doktoroi në Universitetin e Prishtinës në vitin 1990.

Në Muzeun e Kosovës ka punuar nga viti 1974 deri në vitin 1979, dhe më pastaj ka vazhduar me angazhimin në Universitetin e Prishtinës, në cilësinë e profesoreshës në Degën e Historisë për arkeologjinë dhe historinë e lashtë.

Në vitin 2012 u zgjodh anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2020 anëtare e rregullt e saj. Nga viti 2014, u emërua anëtare e Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve në Salzburg.

Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e trashëgimisë kulturore, u dekorua me çmimin “Dea Dardanica” nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (2017), si dhe me çmime të shumta për krijimtari letrare.

Ndryshe, Shukriu ka ndërruar jetë më 17 janar 2023 në Prishtinë, duke lënë pas vetes një trashëgimi të madhe nga arkeologjia, historia dhe letërsia.

ObserverKult  


Lexo edhe:

POSTA E KOSOVËS LËSHON NË QARKULLIMIN PULLAT POSTARE ME IMAZHIN E KONGRESIT TË MANASTIRIT

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka bërë të ditur se nga dita e sotme ka vënë në qarkullim pullën postare me imazhin që shënon 115-vjetorin e Kongresit të Manastirit.

“Kongresi i Manastirit ishte njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore, arsimore dhe kombëtare që e karakterizonte Lëvizjen e Rilindjes Kombëtare Shqiptare në fillim të shekullit XX, në të cilin u përpilua dhe u njësua për herë të parë alfabeti i gjuhës shqipe.

Ky Kongres historik ishte organizuar në kushte e rrethana të rënda kombëtare dhe ndërkombëtare. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


DHIMBJE QË DHEMB…U SHTERRËN LOTËT!

Maria PolidhouriDhimbje…dhimbje…

Dhimbje që dhemb. Edhe u shterën lotët,
ofshama nuk shpërthen më, nuk mjafton.
Si zog i çoroditur bredh mendimi, kotet,
rreh flatrat me furi e i thërrmon.

Gjak djers’ e agonisë. U lanë, u ngjyen
tëmthat si shegë e kuqe, ulërimë.
Farmak në deje qarkullojnë e ziejnë,
të fshehtat e një jete plot mundim.

Poezinë e plotë mund ta lexioni KËTU:

ObserverKult