reklamë

“Adem Demaçit”, poezi nga Fehmi Pireva

Si ta nisi vargun tim
Nga këtu e më parë,
Erdhe krejt ndryshe në jetë
Duke qeshur, jo duke qarë.

Si ta shtjelloj emrin tënd
Një sfinks i ri a Promethe?
Kapërceve mendjen e gjeniut
Gjuhën shpatë, zemër Skënderbe!

Epiqendēr e të gjitha kohërave
Ku vepron graviteti,
Aty ku s’është Adem Demaçi
Çfarë mund të thotë, vallë poeti?!

Si ta rinis tutje vargun tim
Për një shekull, për një epokë,
Ti do të qëndrosh në Olimp
Perëndi që lëvizi këtë Tokë.

Prishtinë, 26 shkurt 2017

ObserverKult


Lexo edhe:

Fehmi Pireva: Kënga dhe Krimi