Adem Gashi: Derdhja e kafes mbi tavolinë

adem gashi antologji atdhedashuri

Ajo u derdh nga një pakujdesi e çastit,
Unë po sodisja ngeshëm blanën e çarçafit.

Ç’mund të lexosh në një hartë të zezë, të kaftë,
pos radiografisë së zemrës dhe tersin e ditës
në Njollat e Rorshahut?

U derdh ajo, siç derdhet një ditë lëngu i jetës
dhe ti çuçurit diçka
për përmasat e dhimbshme të së vërtetës.