Adem Gashi: Dhuratë e parëndomtë

adem gashi

luledele livadhi qe mbushur
kur dele nuk kisha unë

kur dashnore s’kisha gjëkund
qe mbushur kopshti lule vajze

kur u bëra burrë
vazot u denden me kaktus

ah mbrëmë
sekush ma solli, sekush
dhuratën e parëndomtë –
një lule vjeshte

korridoreve të moshës
valsi me heshtje, heshtje, heshtje