Ilir Shaqiri: U nda nga jeta gjeneral poeti Adem Gashi! Lamtumirë, mik i shtrenjtë!

adem gashi

Në moshën 70 vjeçare është ndarë sot nga jeta shkrimtari Adem Gashi, duke lënë të pikëlluar miqtë, dashamirët, lexuesit dhe gjithë ata që e kanë njohur.

Lajmi për vdekjen e shkrimtarit Adem Gashi ishte i trishtueshëm për këngëtarin e njohur Ilir Shaqiri i cili për disa vite me radhë bashkëpunoi me të.  

“I trishtueshëm ky mëngjes janari. U nda nga jeta gjeneral poeti Adem Gashi, autori i shumë librave me poezi e prozë, drejtori i Programit Satelitor në RTSH-së, gjatë kohës së Luftës çlirimtare në Kosovë, fuqidhënësi më madhor i këngës atdhetare në kohën e sotme.

“Sërish vjen marsi” dhe qindra këngë për dëshmorët e atdheut mbajnë vulën e tij të përjetëshme. Lamtumirë, mik i shtrenjtë!”, ka shkruajtur, këngëtari Ilir Shaqiri.

ObserverKult  


adem gashi

Lexo edhe:

LAMTUMIRË, MAESTRO! NDAHET NGA JETA SHKRIMTARI ADEM GASHI

Është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeçare shkrimtari i njohur Adem Gashi.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.
“Sot në mëngjes, baba ynë Adem Gashi ndërroi jetë. Varrimi i Ademit bëhet sot (e martë) në ora 15:00 në fshatin Nekoc\ Drenas”, shkruan djali i tij Dardan Gashi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult