Adem Gashi: Ishte miqësuar me sëmundjet

adem gashi antologji atdhedashuri


(Bashkëkuvendim me M. R.)

me sëmundjet ishe miqësuar herët
aq sa t’u bënë të dashura
muza

dhe shokët një nga një
të ikën matanë
e të lanë të vetëm si një Budha

duhej të ikje edhe ti qëkur
po kishe një llogari të pambyllur
me Kafkën

mbase edhe të na bëheshe model
ne poetëve të trishtuar e rebelë
mik i dashur