Adem Gashi: Durrësi

adem gashi


1.
Këtu është Durrësi
Tek këmbët tona: Porti
Më tej akoma: rëra, uji, deti.

Këtu është Durrësi
Tek supet tona: Kalaja, amfiteatri
Më lart akoma: bedenat, retë, qielli.

Durrësi gjithnjë këtu,
Gjithnjë atje Dielli
Midis Durrësit e Diellit
Parabota, parajeta.

Po u niset nga Durrësi
Në Durrës do të arrini patjetër,
S’ka rëndësi në vini më i ri, më i vjetër,
Në tjetër moshë, në stinë tjetër,
Në vini si kujtim, si urnë apo si letër.

Këtu e gjithandej
I ri i vjetër, i zgjuar i fjetur
Durrësi dhe Fillesa.

1990


2.

Durrësi mund të shpërbëhet në qimitër resh
e të mbytet fundit të detit si i paqenë,
po sërish do të popullohet prej nesh,
me gërmadha, dhimbje, Diell e Hënë,
me dashurinë e përjetshme që lëshon rrënjë
e hedh shtat
edhe nga vetë vdekja, zhbërja.

2019