Po dalim nga shpella e mëkatit,
mike
lodhur ëmbël pas betejës mbytëse,
pa fitues e të mundur.
Dy zogj çuditshëm çuçuritin,
ç’ishte kjo orë dehëse e humbur
asnatasditës?
Dy zogj
si të rënë nga dega e drumollës
pas stuhisë,
Rënie e gjethes së fikut truphollës.
Truk-truk, truk-truk, zemra e vogël
rikthen ritmin
dalë shpellës së mëkatit, mike.
Syri i hënës pas reve e hijeve.