Anila Varfi: Prita puthjet e tua mbrëmë…

Prita puthjet e tua mbrëmë…
Përkëdheljet prita!
Prita fjalët
Prita…pres…do të pres!

Ti m’i prite puthjet mbrëmë?
Përkëdheljet,
vallë m’i prite?

I munguam njëri-tjetrit mbrëmë …
Gushë më gushë u qafuam me vetveten…

Ah …,
Vetja ime Ti,
A jam e jotja Unë?

ObserverKult

Lexo edhe:

BERNARD SHAW: KËSHILLAT JANË SI PUTHJET: NUK KUSHTOJNË DHE SHKAKTOJNË KËNAQËSI KUR I JEPNI!

lexo edhe:

TIMO FLLOKO: KUJT IA FAL TI PËRKËDHELJET DHE PUTHJET KËTË NATË?

puthjet timo flloko

Poezi nga Timo Flloko

Unë për ty i brodha rrugët,
pa fund në Tiranë…
Kujt ia fal ti përkëdheljet,
dhe puthjet këtë natë?
Dalngadalë po shuhen dritat në bulevard…
Shirat nisën prapë…zogjtë po ikin,
dhe unë mbeta,
si një endacak!

Sa çudi, kur ti më thua:
“Në zemër të kam”.
Unë e ndiej, ti e bën enkas,
me shpresë kot më mban…
E pastaj sërish largohesh,
nga sytë më humb, mallin të ma shtosh…
Pa ty, mbyllem thellë në vete,
qytetit s’dal dot!

U bënë muaj që s’të shoh,
dhe blirët janë tharë…
Piano-baret, bulevardet,
pa ty, heshtin, qajnë…
I mungon, ti, këtij qyteti,
në çdo skaj dhe çdo sekondë.
Hyri dimri përsëri,
dhe zemra t’u ftoh.

Dhimbjen kush nuk e provoi,
zemra ime, në këtë botë?!

ObserverKult

———————————–

Lexo edhe:

HISTORITË PAS SHKREPJEVE: BISEDA ME TIMO FLLOKON NË 2007 E TAKIMI I IBRAHIM KODRËS ME MAKS VELON

 “Miq në 50 foto”, studiuesi i fotografisë Qerim Vrioni nxjerr nga arkiva e tij personale disa nga imazhet e jetësuara prej tij, të personaliteteve të artit dhe kulturës dhe boton në 109 faqe një libër-album.

“Nga takimet me miqtë e mi që kanë kontribute në jetën kulturore, shoqërore të vendit, gjatë bisedave me ta i fotografoja. Jo fotografi të porositura, por duke biseduar, duke pirë çaj i kam fotografuar. Para 4-5 vitesh këto fotografi i botoja në organe shtypi me titullin “Një foto dhe disa rreshta”, në raste të veçanta.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult