sesi na ndodh e dridhemi e na dridhin
në trup, në shpirt, në ndërgjegje
e s’bëjmë përtej shpërfilljes
nga muzgu komod prej shpelle
u dashka një natë, një paraag mëngjesi
një gjumë, një gjysmëndërr
të na e nxjerrë dheu, toka sheshit
dhëmbjen e përkorë
të të qenit me vdekjen dhëndër
dridhim, dridhemi e na dridhin
shpërfillës për ndjenjën Dhembje
pa e kuptuar se një natë, një ditë
na merren mendtë e klithim: Shembje!