Adem Gashi: Sytë e përqarë të një gruaje

adem gashi antologji atdhedashuri


s’është ore s’është gabim drejtshkrimi
veçse pendë për lotët

sytë e përqarë të saj
kanë të çarën brenda trishtimit

dhe mua që vështroj
më ngrysen qiejt
e më zë zhburrërimi

lexojeni
dhe shihni sesi çahet edhe guri
nën sytë e përqarë të një gruaje

skenë që s’do të doja ta shihja kurrë