Ndriçim Ademaj: Rrno për me m’harrue…

rrno buzët e tua poezi nga ndriçim ademaj

Rrno për me m’harrue…poezi nga Ndriçim Ademaj

Flej e dashtuna jeme
e çohu pa mue…

T’kam pa tinëz
tuj ba dashni me mungesën teme
si nji dashnore e hazdisun
t’kam pa e kam lotue,
e kam pa vetminë tande shtri n’vendin tem
si nji dashnor i ri
flej e dashtuna jeme,
un’ sonte nuk vij…

Harroi krejt sonte,
hijen teme dembele tuj u endë nëpër shpi,
flokët e mia t’fjetuna n’gjoksin tand
si rrugë t’shtrume gjethesh
që ke dashtë me i ecë pa mue,

rrno e dashtuna jeme,
rrno për me m’harrue…

ObserverKult

Lexo edhe:

NDRIÇIM ADEMAJ: KA KOHË QË S’KEMI BËRË DASHURI

ndriçim ademaj rrno

Ka kohë që s’kemi bërë dashuri
e di

ti ke harruar puthjet e vjetshme
unë si mbaj mend dihatjet e ciganes mbrëmë

zemër
ne ende shfryhemi me njëri-tjetrin
në trupat e dikujt tjetër…

ObserverKult