
Edicioni i parë i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin e Kosovës gjatë këtij viti do t’i besohet Adi Krastës. Ky i fundit është mjaft i njohur për drejtimin e festivaleve në të kaluarën.
Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka konfirmuar se Adi Krastës i është besuar Festivali i Këngës.
“Me Adi Krasta, si ekspert i spektakleve të tilla, nuk pres më pak që edicioni i sivjetmë të jetë fantastik”, ka shkruar ndër të tjera Ahmetxhekaj.
ObserverKult


Lexo edhe:
KRASTA: NË PLAZHET E SHQIPËRISË BUÇASIN KËNGËT E CECËS, E CILA NË QAFË MBAN STOLITË E PLAÇKITURA NGA BURRI I SAJ NË KOSOVË
Gazetari dhe prezantuesi i njohur Adi Krasta, ka reaguar ndaj fenomenit të shfaqur së fundmi në plazhet e Shqipërisë, ku muzika serbe dëgjohet në lokale dhe taverna.
Adi Krasta përmes një tweet-i në llogarinë personale ka shkruar kështu:
“Minimumi i ndjeshmërisë ndaj masakrave që kanë ndodhur në Kosovë, është që muzika serbe të mos lëshohet në publik.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult