Krasta: Në plazhet e Shqipërisë buçasin këngët e Cecës, e cila në qafë mban stolitë e plaçkitura nga burri i saj në Kosovë

Gazetari dhe prezantuesi i njohur Adi Krasta, ka reaguar ndaj fenomenit të shfaqur së fundmi në plazhet e Shqipërisë, ku muzika serbe dëgjohet në lokale dhe taverna.

Adi Krasta përmes një tweet-i në llogarinë personale ka shkruar se minimumi i ndjeshmërisë ndaj masakrave që kanë ndodhur në Kosovë, është që muzika serbe të mos lëshohet në publik.

Statusi i pandryshuar:

Ne plazhet e Shqiperise bucasin kenget e kengetares serbe Ceca, e cila vazhdon te rrezellije qafes me stolite e plackitura nga burri i saj ne Kosove. Minimumi i ndjeshmerise sone ndaj masakrave eshte te mos i bucasim publikisht keto kenge e kengetare. Jo?