Adrian Zalla: Më shtrëngo fort!

të putha du ta di... grossman

Shtrëngomë…
Më shtrëngo fort, aq fort sa të ndiesh se nuk mund t’i mbash më duart shtrënguar rreth trupit tim…
Shtërngatat e njëpasnjëshme po ma marrin frymën,
Shtrëngomë që të marr frymë,
Më mbaj derisa gjumi të vijë e të më marrë,
E rri me mua, mos u shkëput nga unë,
Të paktën jo,
Jo pa kaluar shtërngata…
Më shtrëngo që të ndiej që nuk jam vetëm, që ti je aty, për të më ndihmuar,
Që të rigjej veten,
Veten e humbur gjatë shtërngatave, kur ti nuk ishe pranë meje,
Kur ti nuk më shtrëngoje,
Kur nuk e kisha kokën në gjoksin tënd,
Kur ndihesha i rënë, i hedhur, i dëbuar nga aroma e qafës tënde, trupit tënd.
Më shtrëngo që të mund të vazhdoj,
Të eci,
Shtrëngomë,
Më shpëto nga bota, nga vetja,
Shtrëngomë si të jesh duke mbrojtur fëmijën tënd.
Shtrëngomë,
Derisa të mos kem më frikë nga shtërngatat e vetmisë, vuajtjes e lëndimit…
Më shtrëngo fort si kurrë më parë, çdo ditë, derisa të them:
-Mos më shtrëngo kaq fort se po më vret!

ObserverKult