Adriana Ceko & Muharrem Herri: A e mban mend? (teksti dhe kënga)

Teksti i këngës “Lulet e dasmës”, e kënduar nga Adriana Ceko dhe Muharrem Herri në edicionin e 18-të të Festivalit të RTSH-ës.

Një ditë të thoshja: A e mban mend?, E mban mend?
Lulet që çelin kanë emrin tënd, emrin tënd,
Dhe unë të flisja plot dritë në sy
Lule çeli jeta për ne të dy.

Ja k’të të diel e pritëm shumë, e pritëm shumë,
Një tufë me lule të solla unë, të solla unë.
Për lumturinë flet kjo buqetë
Dhe për rrugët që bashkë do çajmë në jetë.

Do vijnë ditë të tjera,
Por në mes nesh e diela
E re do mbetet përgjithmonë në jetën tonë.

Me dashuri për tokën,
Me dashuri për jetën,
Kjo koha jonë do jetë përgjithmonë.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult

————————

Lexo edhe:

(VIDEO) HOMAZH PËR ADEM GASHIN/ EMIN Z. EMINI FLET PËR KRIJIMTARINË E GASHIT- FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS 2