Adriana Matoshi e përfundon me sukses operimin

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, e ka përfunduar me sukses operimin për tumorin në tru.

Lajmin për Express e kanë konfirmuar kolegë të aktores.

“Qe gjysmë ore e ka përfunduar me sukses operimin”, kanë deklaruar kolegët e saj.

Ndryshe, Matoshi të hënën ka njoftuar se do t’i nënshtrohet operimit pasi i është rikthyer pas nëntë vitesh tumori në tru.

“…Tash 9 vite ma vonë, tu mos pushu kurrë sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve të mija të shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonën me menu që e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes. Po aty e kuptova që tumori ne tru ish rikthy prapë”, ka shkruar Matoshi.

—————————–

LEXO EDHE: ADRIANA MATOSHI RRËFEN SE I ËSHTË KTHYER TUMORI, 9 VJET PASI E FITOI BETEJËN ME TË

Aktorja Adriana Matoshi ka ndarë një lajm të dhimbshëm në mediat sociale, duke rrëfyer se i është rithyer tumori në tru. 9 vjet më parë ajo u përball për herë të parë me sëmundjen e frikshme. Dhe arriti ta mposhtte, duke e kthyer gjithë dhimbjen në forcë dhe në shpresë për të gjithë.

Por sëmundja i është rikthyer dhe aktorja e ka ndarë lajmin me ndjekësit duke shkruar mes të tjerash:

“Tash 9 vite më vonë, duke mos pushuar kurrë sa duhet, më kapi lodhje prej angazhimeve të mia të shumta. Stresi i akumuluar brenda, mbingarkesat, krejt këto më bënë të mendoj që e kam trepuar. Ia kam thyer limitet vetes. Po aty e kuptova që tumori në tru ishte rikthyer prapë.

Me misionin e njejtë prapë po më duhet të tregoj që koha është tepër e vlefshme edhe duhet të kaloj më shumë kohë me prindërit e mi, fëmijët e mi, të dashurin tem, me krejt shoqërinë, kolegët e njerëzit që dua pa kushte. Gjithçka po e dua më shumë.

Të mërkurën duhet prapë të përballem mes jetës edhe vdekjes, ama e di që rrugëtimi im ka për të vazhduar se është shumë i gjatë. Kam shumë qytete t’botës pa i pa, shumë skena të filmit pa shkelur, shumë role pa luajtur. Kam fëmijët që duhet t’i bëj të zotët e vetes…”

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU