Adriana Matoshi rrëfen se i është kthyer tumori, 9 vjet pasi e fitoi betejën me të

Aktorja Adriana Matoshi ka ndarë një lajm të dhimbshëm në mediat sociale, duke rrëfyer se i është rithyer tumori në tru. 9 vjet më parë ajo u përball për herë të parë me sëmundjen e frikshme dhe arriti ta mposhtte, duke e kthyer gjithë dhimbjen në forcë dhe në shpresë për të gjithë.

Por sëmundja i është rikthyer dhe aktorja e ka ndarë lajmin me ndjekësit duke shkruar mes të tjerash:

“Tash 9 vite më vonë, duke mos pushuar kurrë sa duhet, më kapi lodhje prej angazhimeve të mia të shumta, stresi i akumuluar brenda, mbingarkesat, krejt këto më bënë të mendoj që e kam trepuar. Ia kam thyer limitet vetes. Po aty e kuptova që tumori në tru ishte rikthyer prapë.

Me misionin e njejtë prapë po më duhet të tregoj që koha është tepër e vlefshme edhe duhet të kaloj më shumë kohë me prindërit e mi, fëmijët e mi, të dashurin tem, me krejt shoqërinë, kolegët e njerëzit që dua pa kushte. Gjithçka po e dua më shumë.

Të mërkurën duhet prapë të përballem mes jetës edhe vdekjes, ama e di që rrugëtimi im ka për të vazhduar se është shumë i gjatë. Kam shumë qytete t’botës pa i pa, shumë skena të filmit pa shkelur, shumë role pa luajtur. Kam fëmijët që duhet t’i bëj të zotët e vetes…”

Matoshi më pas, duke falënderuar Zotin, ndan besimin dhe optimizmin se edhe këtë herë do ia dalë.

“Besoj që në fund të javës do të çohem me sukses edhe kam për t’u kthyer komente pozitive krejt lutjeve tuaja dhe komenteve plot dashni. Ju dua fort. Mos harroni të doni veten dhe jetën. Mos lakmoni shumë se as pasuria e botës, as fama, e asnjë sukses e arritje në jetë nuk vijnë para shëndetit e asnjëra prej tyre nuk do munden ta blejnë ilaçin ose të ta zgjasin jetën,” –shkruan aktorja, duke e mbyllur me disa fjalë të ndjera: “Në fund të javës do e kemi fatin të dëgjohemi prapë, mos harroni që ajo ka me ndodhë me vullnetin e Zotit edhe përkushtimit të mjekëve, nuk ka për të më shpëtuar as fama e as paraja.”, tha Adriana Matoshi.

Postimin e plotë e gjeni më poshtë: