
“Stella stellina” e kantautorit shqiptar, e cila u dedikohet fëmijëve në Gaza, është projektuar si këngë fituese nga Celentano.
Ermal Meta duket se është në rrugë të mbarë në garën e tij në Sanremo. Artisti shqiptar është vlerësuar nga këngëtari dhe aktori italian, Adriano Celentano.
“Stella stellina” e kantautorit shqiptar, e cila u dedikohet fëmijëve në Gaza, është projektuar si këngë fituese nga 88-vjeçari.
“Bravo Ermal! Kënga jote është e mrekullueshme! E ke kënduar kaq bukur sa është thuajse e pamundur të mos fitosh!”, shkruan Celentano në rrjetet e tij sociale.
Në natën e dytë, kënga e Metës u rendit në pesëshen më të mirë. Në veshjen e tij ra në sy jaka e qëndisur me emrin Amal që nuk përfaqëson vetëm një vajzë të vogël, por edhe simbolizon viktimat e luftës Izrael-Palestinë.

ObserverKult
Lexo edhe:
Adriano Celentano: Confessa (Teksti i përkthyer në shqip dhe kënga)






