Adriano Celentano: Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra, të shikoj në sy… sidomos kur e di të vërtetën…

Nga Adriano Celentano

– E vetmja gjë për të cilën duhet të përpiqeni në jetë është dashuria.

– Nëse njerëzit në një moment pushojnë të kuptohen me njëri-tjetrin, divorci është zgjidhja e duhur. Por së pari ju duhet të përpiqeni të bëni gjithçka që mundeni për të shpëtuar dashurinë.

– Për të kryer një akt të tillë heroik si martesa, për shembull, për gjithë jetën, duhet të shkoni në shkollën e jetës familjare. Besoj se kjo çështje duhet të futet në shkolla si lëndë e detyrueshme. Të rinjtë duhet të mësohen të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh me dikë.

– Për të qenë i drejtë, së pari duhet të jesh i sjellshëm. Dhe të jesh i sjellshëm do të thotë të kuptosh se të gjithë njerëzit e kanë gabim.

– Mos u mundoni të kuptoni gjithçka. Kjo është më interesante.

– Çfarëdo që të mendoni, gjithmonë do të jetë dikush që e ka bërë tashmë para jush. Pra, gjëja kryesore është ta bëjmë atë më mirë.

– Është e rëndësishme të ecësh, nuk ka rëndësi nëse është e ngadaltë apo e shpejtë, thjesht duhet të ecësh. Nëse ecni, shkoni përpara.

– Besoj se muzika është zëri i një shpirti të veçantë, detyra e të cilit është të mbledhë ëndrrat e botës. Duke kaluar nëpër vetëdijen e njerëzve, ai është në gjendje të zgjidhë, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, grindjet e tyre, ose të tronditë shpirtrat, duke shkatërruar shqetësimet shoqërore.

– Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra, të shikoj në sy… Sidomos kur e di të vërtetën…

– Asgjë nuk vendoset me zemërim.

– Unë nuk kuptoj shumë për embrionet, por një gjë e di me siguri: çdo shkëndijë e jetës duhet të mbrohet.

ObserverKult

———————————–

Lexo edhe:

HISTORIA E CLAUDIA MORIT DHE ADRIANO CELENTANOS: “KUR E NJOHA, AI ISHTE ASKUSHI…”

Claudia dhe Adriano janë njohur në kushtet, kur asnjë nga të dy nuk ishte i njohur apo i pasur, por sërish kanë arritur t’i rezistojnë vite të tëra bashkë. Shembuj të tillë janë të shumtë…

Fjalët e Claudia Morit:

“Quhem Claudia Mori. Kam dashuruar shumë dhe vazhdoj ta dua Adriano Celentanon. Jemi martuar 56 vite më parë dhe nëse nuk do të ngeleshim si dy persona të ndryshëm në çift, unë ndoshta nuk do të jetoja më në këtë jetë. Nuk kam dashur asnjëherë të dilja nga hija e tij, por as të strehohesha tek ai. Jam madje e bindur, se as ai nuk do të kishte dashur që unë ta bëja.

Dashuria bëhet më e fortë, nëse nuk heq dorë nga defektet e tua. Kjo edhe sepse kur e njoha, ai ishte askushi. Jam martuar me një të panjohur. Prej tij dhe me të, kam kaluar gjithçka që mund të kalohej në 50 vite e kusur, duke përfshirë edhe momente tepër të trishtuara. Por gjithsesi, kemi pasur respekt, dashuri dhe pasion për njëri-tjetrin”.