Adriatike Xh. Lami: Çdo dashuri ka nevojë për një Far dhe një Ulli

adriatike xh. lami

Poezi nga Adriatike Xh. Lami

Ja Fari e dashur, e di se ç’është?
Kur nata bie mbi oazë perëndimi!?
Është uturimë e gëzueshme bashkimi,
Dhe vetëtimë që shpërthen këtë trung ulliri…

Ah, ja dhe një ulli, i dashur me shije kripe;
Çfarë mund të jetë kështu, mbi shpinë deti?
Në krah të një fari, në mes zjarrin ndez një zanë,
Kur nata na gjen të dyve përmes qetësie të paanë…

Kot thonë; nuk është pritje Fari, as ulliri vetmi,
Shpesh gjenden natyrshëm, si shenjë dashurie,
Aty ndërsa rrinë bashkë; qielli, deti, gruaja, burri,
S’ka më asgjë njerëzore, veç thërrime hyjnore.

Eh, kjo është nëma e çdo shpirti në pandashmëri,
Gjen sende me jetë, me kulme të vjetër, të rinj.
Ma dëgjo se çfarë thuhet në këngë të thella uji;
Çdo dashuri ka nevojë për një Far dhe një Ulli.

ObserverKult

Lexo edhe:

REKOMANDIME LEXIMI NGA ADRIATIKE LAMI

Në kuadër të rubrikës Rekomandime leximi, ObserverKult kësaj radhe ka mysafire shkrimtaren, Adriatike Lami.

Ja cilat janë tri librat që Lami u sugjeron të pasionuarve pas leximit.

Nga: Adriatike Lami

Gjithmonë kur më është kërkuar të rekomandoj libra për të lexuar, kam hasur në vështirësi për ta bërë këtë, pasi është i vështirë kriteri që do të vendoset për ta realizuar këtë.

Nisur nga angazhimet e përditshme do dëshiroja që të rekomandoja letërsi për fëmijë apo për të rinj, nisur nga dëshira për një fokusim më të madh në letërsinë shqipe do dëshiroja që rekomandimet të shkonin aty.

Nisur nga ndikimet që kanë letërsi të ndryshme nga fakti se sa të mëdha janë ato, do doja që të rekomandoja nga letërsitë e mëdha, nisur nga ndikimi që librat kanë pasur tek unë, do zgjidhja tre të tjerë, por nisur nga kënaqësia e pashlyeshme që më kanë dhënë disa, do zgjidhja të tjerë. Dhe si lexime vere disa të tjerë.

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU