Unë flas pa pushim për vete,
Që të çmoj, sa lulja e harrimit.
Ti flet po ashtu vazhdimisht për vete,
Që më do sa mallkimi udhët ti ze.
Dreqi e mori, besëprerët duken pasqyrash
Si fenerët e fikur kryqeve tëposhtë,
Ta dëgjojmë njëherë njëri-tjetrin
Nën dritën e bekuar të kësaj hëne të plotë.