Adem Gashi: Vera po i mbledh ditët e fundit

adem gashi antologji atdhedashuri

Vera po i mbledh ditët e fundit
me fshesën e mjegullt e të rrallë,
se netët janë pjesa përposh tryezës
si flirtet e padukshme
në një maskëmball…

Po ikën vera
me heqamë e flamë,
duke e mbarsur vjeshtën me fruta dhe vetëtima,
me dekorin e përmort,
me të përjetshmin ritual.

LEXO EDHE: Adem Gashi: Ka ardhur dikush sonte