Unë flas pa pushim për vete, Që të çmoj, sa lulja e harrimit. Ti flet po ashtu vazhdimisht për vete, Që më do sa mallkimi udhët ti ze. Dreqi e mori, besëprerët duken pasqyrash Si fenerët e fikur kryqeve tëposhtë, Ta dëgjojmë njëherë njëri-tjetrin Nën dritën e bekuar të kësaj hëne të plotë.