Në vazhdim mund të lexoni disa aforizma afrikane:
“Shumë njerëz të vegjël, në shumë vende të vogla, që bëjnë shumë gjëra të vogla, mund të ndryshojë fytyrën e kësaj bote.” (Tanzani, Afrika e Jugut, Bocuana dhe Lezoto)
“Trajtoje mysafirin dy ditë si mysafir, por në ditën e tretë, jipi një shat në dorë.” – Suaheli
“Çdo gjë ka frikë nga koha, por koha ka frikë nga piramidat.” -Egjipt
“Varfëria është si një luan – nëse nuk e luftoni, haheni prej saj”. – Haja
“Shpata nuk njeh dallimin në mes të kokës së farkëtarit dhe kokave tjera.” – Joruba
“Njeriu është ilaçi më i mirë i njeriut.” -Nigeri
“Shiu nuk është mik i askujt – ai bie mbi gjithë ata që i takon jashtë.” – Joruba
“Yjet e vegjël gjithmonë shkëlqejnë, kur dielli i madh perëndon.” – Senegal
“Ti nuk din sa e rëndë është ngarkesa, që ti nuk e bart.” Zimbabve
“Një barkë nuk mund të ecën para, në qoftë se çdonjëri i përdor rremat në mënyrën e vet.” – Svahili
“Një kokë e madhe është një barrë e rëndë.” – Nigeri
“Një karrige e madhe nuk bën njeriun mbret.” – Sudan
“Një burrë me mjekër nuk duhet t’ i fryejë zjarrit.” – Igbo
“Një njeri i keq është më i mirë se një shtëpi bosh.” – Ga (Gana, Togo)
“I dashuruari nuk e vështron lulen me sytë e deves, por me sy tjerë.” Egjipt
“Një dru i tharë nuk kundërshton djegien.” – Kongo
“Ai preu një pemë dhe zuri në thua mbi të.” – Ga (Gana, Togo)
“Ka dyzet lloje të çmendurisë, por vetëm një lloj të mendjes së shëndoshë.” – Gana
“Është më mirë të arrihet qëllime me tre kërcime, se sa me një e të thyhet këmba.” – Malinke (Guinea)
“Nuk është e nevojshme të fikni fenerin e tjetrit, për t’ u dukur feneri jot më i ndritshëm.” – Svali
“Gabimet janë si malet, njeriu qëndron në maje, por flet për gabimet e tjerëve.” – Hausa
“Frika nga rreziku është më i tmerrshme se rreziku vetë.” – Malinke (Guinea)
“Pa marrë parasysh se sa kohë noton mbi ujë një cung, ai nuk do të bëhet kurrë krokodil.” – Bambara (Mali)
“Hakuna Matata”. (Mos u brengos, mos u shqetëso, mos u mërzit.) – thënie që përdoret shpesh në Keni
“Kurrë mos godit njeriun në kokë, kur gishtat tu janë ndërmjet dhëmbëve të tij.” – Ga (Gana, Togo)
“Sa më e vogël hardhuca, aq më e madhe është shpresa saj për t’ u bërë krokodili.” – Etiopi
“Nëse një njeri adhuron paqen, ai nuk mund të bëhet frikacak.” – Igbo
“Nëse nuk merr mjaftueshëm kohë për t’u kujdesur për sëmundjen tënde, do të kesh mjaftueshëm kohë për të vdekur.” – Ci (Gana)
“Të drejtë ka gjithmonë ai, që ka dorëzën e thikës në dorë.” – Burundi
“Nëse sheh padrejtësi dhe gjëra të liga dhe nuk ngre zërin kundër, atëherë do të jesh viktimë e tyre.” – Fjalë e urtë, që përdoret në regjione të ndryshem të Afrikës
“Krokodilit thuaj se është i shëmtuar, vetëm pasi ta kesh kaluar lumin.” Keni
“Kur dy elefantët kacafyten, më së shumti vuan bari nën ta.” – Zambi
“E vërtetë se njeriu ka dy këmbë, por ai mund të ecën vetëm në një rrugë.” – Peul / Fulani
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
ObserverKult
Lexo edhe:
LIS BUKUROCA: A ËSHTË PERËNDIMI DEKADENT?
Jo, Perëndimi nuk është shoqëri dekadente, sepse aty studiohen teket e qelizave dhe tekat e galaktikave. Ai merret me mikro dhe makrouniversin. Nuk mund të jenë dekadente ato shoqëri, që i kanë 100 universitetet më të mira në botë. Pse? Sepse përparimi është e kundërta e dekadencës: është ngjitja përpjetë, jo rënia teposhtë. Është lëvizja para, jo ngecja, sepse ngecja është ecje prapa
Nga: Lis Bukuroca
Gati çdo gjë me vlerë prodhohet sot në Perëndim, apo në shoqëritë perëndimore. Dekadente janë shoqëritë ku shkollat nuk kanë vlerë; ku fakultetet janë më të dobëta se shkollat e mesme; ku qytetari në administratë konsiderohet si lopë për mjelje; ku rinia nuk e ka lirinë për të vendosur vetë, por dominohet nga prindërit, pra ku e kaluara dominon dhe drejton të ardhmen; ku moralistët e rrejshëm merren me moralin e huaj për të penguar përparimin.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult