Duhet shumë kohë për të mësuar se si të duash…

me puthje

ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë.

Gjeni mënyra për ta bërë atë të lumtur pa shpenzuar para. Është ekonomike dhe më efektive në planin afatgjatë./Sarvesh Jain

Ju dini më shumë për dikë në fund të lidhjes sesa gjatë saj./Amit Kalantri

E vërteta është se nuk është dashuria, por feminiliteti që të kushton. Feminiliteti ka një çmim, dashuria është falas./Lebo Grand

Dashuria vdes fort, e di? /Sarah Pinborough

Duhet kaq shumë kohë për të mësuar se si të duash, por e tëra fillon duke u ngatërruar disa herë./Charlotte Eriksson

Nëse nuk jeni të kujdesshëm, do të harxhoni veten duke u përpjekur të jeni të mjaftueshëm për dikë tjetër./Steve Maraboli

Gjithmonë mbani mend se, nëse dikush po bën diçka shtesë për ju, ai ose ajo gjithashtu pret diçka shtesë nga ju, drejtpërdrejt ose tërthorazi./Anuj Jasani

ObserverKult

—————————————

Lexo edhe:

BERNARD SHAW: KUR MË DESHE…

ObserverKult ua sjell disa thënie të Bernard Shaw:

Kur një budalla po bën diçka për të cilën ka turp, ai gjithmonë deklaron se është detyrë e tij.

Një jetë e kaluar duke bërë gabime është jo vetëm më e nderuar, por edhe më e dobishme se një jetë e kaluar duke mos bërë asgjë.

Njeriu i arsyeshëm përshtatet me botën: i paarsyeshmi këmbëngul në përpjekjen për ta përshtatur botën me veten e tij. Prandaj i gjithë përparimi varet nga njeriu i paarsyeshëm.

Ka dy tragjedi në jetë. Njëra është të humbasësh atë që ta dëshiron zemra. Tjetra është ta fitosh atë.

Ju përdorni një pasqyrë xhami për të parë fytyrën tuaj; ju përdorni vepra arti për të parë shpirtin tuaj.

Mënyra ime e shakasë është të them të vërtetën. Është shakaja më qesharake në botë.

Liri do të thotë përgjegjësi. Kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve i frikësohen asaj…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU