Aforizma nga Dritëro Agolli: Në Tokën e rrumbullakët, Shqipëria jonë del me kurriz të përkulur…

gabimi nusja nga kosova dritëro agolli poezi observerkult
Dritëro Agolli

ObserverKult ua sjell disa aforizma të Dritëro Agollit:

Edhe deti ka hapësira të cekëta, jo pastaj të mos ketë mendja ime.

E mira s’ka kufi: të vjen mirë kur je në një livadh me luleshqerra, por të vjen mirë edhe të kruhesh pas thumbimit të një mushkonje.

Në Tokën e rrumbullakët, Shqipëria jonë del me kurriz të përkulur.

Vullkanet janë teshtimat e Tokës nënë.

Vetëm natyra nuk bën gabime në librin e saj. Gabime bëjmë ne duke e kopjuar këtë libër.

Natyra dashurinë e saj e ndan njëlloj si me elefantin, ashtu edhe me miun.

Lumi hesht para se të hyjë në det.

Plepi rritet shpejt nga lagështia dhe thyhet shpejt nga stuhia.

Vetëm toka ka pronar privat. Deti dhe qielli kanë shpëtuar nga këta përbindësha.

*Marrë nga profili në Facebook i Elona Agollit, bija e Dritëroit.

ObserverKult


kadare agolli
Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli

Lexo edhe:

DRITËRO AGOLLI: SA PAK KËNDOJMË PËR GRATË TONA!

Sa pak këndojmë për gratë tona!
Për gratë të bukura e të mira
Që na përkëdhelin me duar të njoma
Kur kthehemi nga rrugë të vështira.

Gabohemi shumë, kur flasim e grijmë
Rreth gotës me birrë, rreth gotës me verëm
Se gjoja gratë tona e humbën freskinë
Se gjoja na ishin të këndshme njëherë!

Ah, vëllezër, s’humbet hijeshia e tyre!
Ato përtërihen, ato lulëzojnë
Mjafton të qëndrojnë pak në pasqyrë
Dhe bëhen prapë vajza të njoma!

E si të mos këndojmë, poetë
Për ato që kanë ditur në jetë…

Poezinë e plotë e gjeni duke klikuar KËTU