ObserverKult ua sjell disa aforizma nga Dritëro Agolli:
Jeta dhe vdekja janë bashkudhëtare.
Pa vdekje s’ka jetë.
Jeta është e vështirë. Po vdekja ? Kur do të kthehet ndonjëri të na tregojë?
Pa ujë vdes, pa raki jeton.
Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit.
Kush rron vdes, po ka edhe që nuk vdesin.
Jeta është ajo që ndodh rreth nesh dhe brenda nesh.
Atij që vret veten nuk ka kush i merr hak.
Vdesin të tjerët që të jetosh ti, o qen bir qeni!
Dashuria deri më sot nuk njeh plan që të plotësohet qind për qind.
Vend i varfër, shumë parti.
Ministrat venë e vinë, idiotizmi i tyre mbetet.
Leku na bën trima, skamja na bën vrima.
Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet.
Ata që nuk mendojnë, janë gjithmonë dakord.
Pleqtë më shpesh bisedojnë me të vdekurit, sesa me të gjallët.
Dashuria nuk i dhuron, por i jep të gjitha. Ndofta kjo mund të mos jetë e përjetshme, por i përjetshëm mbetet çasti.
Bilbili i këndon dashurisë, pa e sharë kurrë.
Kur bën çdo gjë që të thonë është e kotë të jetosh.
Të jetosh në shtëpi me të sëmurë, sëmuresh vetë.
Në liqenin e gjumit dalin dhe zhyten ëndrrat si peshqit; pastaj humbin.
(Shkëputur nga libri me aforizma i Dritëro Agollit ‘Nulla dies sine linea’)
Përgatiti: ObserverKult
Lexo edhe:
AGOLLI: SHKURT, O SHOKU ENVER, ME HEROINKAT TONA POZITIVE, NUK DO TË MARTOHESHA KURRË!
-Fjala e dramaturgut Pëllumb Kulla në veprimtarisë shkencore jubilare “Migjeni dhe Dritëroi – dy shkrimtarë me vështrim nga e ardhmja” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.-
Nga Pëllumb Kulla
Fjalën që po nis, do ta kisha edhe më të gjatë, nga sa do ta vini re, por po e le, ta kem të plotë në 100 -vjetor të Dritëroit!
Është nder për mua ftesa dhe pjesëmarrja në këtë Konferencë.
Falënderoj kryetarin e Akademisë, organizatorët dhe përshëndes të gjithë pjesëmarrësit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult