Unë dhe vdekja
ndiqemi marrëzisht
brenda katrorëve
magjik
në lojën e kurthave
të padukshme
Herë dalim përballë
e herë strukemi
pas maskash
si gjahtarë tinzar
Unë dhe ajo, herë
Mbret e Mbretëreshë
e herë, kali e top vendnumërojmë gjatë
në pritje të gjahut
plot kob
Unë i bardhë si borë
ajo e zezë pis
bëjmë leqe, bardh e zi
fshihemi mes figurave
si mes lisave të pyllit
të shpëtimit
në kërkim të një jete
në të sosur
Si vdekje e vërtetë
përtej kurthave
më sheh dhe më gjuan
me Shu, Sheh, Shah
E unë e ndjej
se po bie, ah
në mat
si te bie nga i shtati
kat
Të lodhur nga ndjekja palohemi të dy në kuti
ashtu siç palohet
një ditë në gjiun
e një nate
derisa dielli e fillon lojën përsëri