Afro 14 mijë pjesëmarrës në UNUM Festival

UNUM Festival është rikthyer gjatë këtij viti më fuqishëm se kurrë më parë.

Te ‘Rana e Hedhun’ në Shëngjin, festivali është mbajtur me datën 3 deri 7 qershor.

Ky festival arriti që të grumbullojë një numër të madh të pjesëmarrësve nga trevat shqiptare.

Deri më tani informatat flasin për afër 14 mijë pjesëmarrës.
5800 nga vendet evropiane, 3300 nga Kosova dhe 2600 nga Shqipëria dhe 2050 nga Mali i Zi, Serbia, Romania dhe Maqedonia.

Me një numër kaq të madh të njerëzve, sigurisht që ka qenë një atmosferë impozante në festival.

UNUM ka ofruar muzikë 24 orë për 5 ditë në skenat e përgatitura në plazh dhe në mes të pishave.

ObserverKult

Lexo edhe: Shëngjini shndërrohet në kryeqytet turistik