Ag Apolloni emërohet president i Shoqatës “Miqtë e Nikos Kazantzakis” për Kosovë

Në mbledhjen e fundit (maj 2022) që ka mbajtur Shoqata Ndërkombëtare “Miqtë e Nikos Kazantzakis” në Gjenevë, drejtuar nga kryetari themelues i saj, z. Jorgos Stasinakis, është vendosur që përgjegjës për Kosovë i shoqatës që ka për qëllim promovimin e shkrimtarit të madh grek, Nikos Kazantzakis, të jetë shkrimtari nga Kosova, Ag Apolloni.

Shoqata “Miqtë e Nikos Kazantzakis”, e cila ka degët e saj nëpër disa shtete, është themeluar me qëllim të promovimit, diskutimit, botimit dhe përkthimit të veprës së autorit grek nëpër vende të ndryshme të botës.

Kazantzakis është njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit 20, autor i librave “Zorba”, “Tundimi i fundit”, “Letër El Grekos” etj.

Ag Apolloni, i cili ka shkruar dhe ka folur disa herë për rëndësinë e këtij shkrimtari në kuadër të letërsisë botërore, ka shprehur falënderimin e tij për këtë detyrë që i është besuar nga kjo shoqatë ndërkombëtare.

ObserverKult

Nikos Kazantzakis

Lexo edhe:

AG APOLLONI: S’E DIJ A ISH DASHNI A URREJTJE…