Ag Apolloni: Vetëm vdekja nuk gënjen

Datën e lindjes e kishte licencë për të gënjyer.
Thoshte: Do të bëhet mirë.
S’u bë.

Thoshte: Do të bëhemi të pasur.
S’u bëmë.

Thoshte, me kofer në duar: Do të kthehem shpejt.
Hm. Prita tri ditë, katër muaj, pesë vjet…

U lodha nga gënjeshtrat e tij,
por kur një ditë më tha se vdekja i trokiste në gjoks,
doja të ishte duke më gënjyer përsëri.