ObserverKult ua sjell disa thënie të Agatha Christie:
– Fjala është një sajesë e njeriut që shërben për të mos e lënë të mendoj.
– Instikti është diçka e mrekullueshme: nuk mund të shpjegohet, por nuk duhet injoruar.
– Është mirë të dyshohen të gjithë, derisa të vërtetohet se janë të pafajshëm.
– Vetëm ngaqë një problem nuk është zgjidhur ende, nuk do të thotë që nuk mund të zgjidhet.
– Mos e thuaj asnjëherë gjithçka që di – as personit që e njeh shumë mirë.
– Mendoj se një nga gjërat më me fat që mund të të ndodhë në jetë, është të kesh një fëmijëri të lumtur.
– Është e sigurtë që për gjithçka që do, duhet të paguash njëfarë çmimi.
ObserverKult
——————————-
EDHE MOTRA E ANA FRANK SHKROI NJË DITAR!
Ditari i Ana Frank (1929-45), i shkruar ndërsa ajo dhe familja e saj fshiheshin në Amsterdam gjatë Luftës së Dytë Botërore është një nga librat më të famshëm – dhe më të shiturit – e të gjitha kohërave. Por sa informacione dini realisht për ditarin e saj të famshëm, apo për vetë Ana Frank?
1. Ditari i Ana Frank është ditari më i mirë i të gjitha kohërave
I printuar fillimisht në 1500 kopje, sot “Ditari” i Ana Frank është shitur në mbi 30 milion kopje. U përkthye në mbi 60 gjuhë të huaja në mbarë botën. Një sukses i tillë dhe vlerësimet nga lexuesit e bëjnë të konsiderohet si ditari më i mirë i të gjithë kohërave.
2. Motra e Anës, Margot Betti Frank, gjithashtu shkroi një ditar
Anneliese Marie Frank, e njohur si ‘Ana’ për miqtë dhe familjen e saj, lindi në Frankfurt-am-Main më 12 qershor 1929. Ajo ishte fëmija i dytë dhe më i vogël i një familje hebreje të asimiluar. Motra e saj, Margot Betti Frank, ishte tre vjet më e madhe se Anne. Ajo shkroi një ditar – edhe pse nuk u arrit të gjendej kurrë…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU