Muzika ka evoluar jashtëzakonisht shumë, si në tregun muzikor shqiptar, ashtu edhe në atë botëror. Së fundi, tekstshkruesi i njohur shqiptar, Agim Doçi ka komentuar tekstet e këngëve që po këndohen së fundi nga këngëtarët shqiptarë.
I ftuar në RTV Ora, Doçi dëgjoi një pjesë nga kënga e Mozzik “Bespreme”. Me këtë rast ai mbeti i shokuar.
Derisa dëgjonte vargjet “U ta hanksha pii-ken nën buze( la-la-la) E a to dyja që i man nër bluzë (la-la-la)“, poeti Doçi reperin Aliu e quajti “rrugaç”.
“Çka janë more këta rrugaçë, po ku bie unë në nivelin e këtyre. U ta hanksha e ma hënksh. Mos moj burrneshë. Ata duhen fut të paktën 3 vjet në burg, me i rrahë” – tha ai.
Kujtojmë se, poeti Agim Doçi i ka dhuruar me vite vargje mbresëlënëse artit shqiptar, duke u nisur që nga “E duam lumturinë” të Parashqevi Simakut e deri te “A vitet pafajësia” që e këndoi Leonora Jakupi.
Lexo edhe:
AGIM DOÇI: ÇFARË KANË NJERËZIT QË EGËRSOHEN?
Më rrodhën lotët nga sytë e shpirtit
Ky mall i çmendur më torturoi
Më mirë në kryq, në vend të Krishtit
Sesa i vetëm…veç të gjalloj.
Ky shpirt i brishtë që preket lehtë
Nga fjalë e rëndë dhe xhelozia
Më prishi punë gjithmonë në jetë
Më bëri sterrë ditët e mia
Po çfarë kanë njerëzit që egërsohen?
E çfarë kërkojnë më shumë nga unë?
Ata që s’mund të dashurohen
Përse nuk ikin…por prishin punë
Më dhemb gjithë trupi, më dhemb gjithçka
Sa fort më dhemb sot gjoksi im…
Kjo botë e madhe plot vende ka!
Po dhembja ime nuk gjen shërim…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult