Agim Gjakova shpallet fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”

Shkrimtari Agim Gjakova është shpallur sot fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”, të cilin e ndan kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri për arritje të veçanta në letërsi, në bashkëpunim me klubin letrar të krijuesve gjilanas ars klubin “Beqir Musliu”, transmeton ‘epoka e re’.

Fituesi është përzgjedhur nga juria e konkursit letrar “Beqir Musliu”, në përbërje: Sabit Rrustemi, Albina Idrizi dhe Nexhat Rexha.