Agim Pipa: Eros

hamit taka jorgo bllaci

Është aq i bukur shtrati i mbrëmjes,
shtrati i pyllit ndanë liqenit,
dhe shtrati, ku flemë bashkë, dashuria ime.

Farfurijnë çarçafët e bardhë
si pëllumba, që rrahin flatrat, dhe
ndanë dritares gishtrinjtë e vjeshtës
më bëjnë shenjë
të përkulem mbi trëndafilët e gjoksit tënd;

ka ardhur vjeshta pra;
pakufinj pëllëmbët e gjetheve, ku
sekretet e një takimi mbeten përjetësisht
shkronja e parë
e alfabetit të rrugës së qumështit.

I pazoti të shkruaj gjithçka
mbi kiminë e trupit dhe luginat e bardha
unë kuptoj, se parfumi më i mirë
mbetet parfumi i frymës tënde,
ku unë e tejkaloj shekullin.

Lermë të vizatoj mbrëmjen
nën çarçafët, që rrahin flatrat për ty,
shpirti im…