Lasgush Poradeci: Dimër 13/02/2021 • 21:00 Shpirti im që sot u mbyllDhe gëzimin m’a përzuri.Nëpër mal e nëpër pyllZu dëbora prej qëkuri. Bjenë flokët një-nga-njëMi katundin e shkretuar.Dyke mardhur nënë tëDheri fjet e ri mbuluar. Fjet nga-dal e shpirti im,Dhe në zi pikoj si fleta,Pa më s’qit as pipëlimTërë fisi, tërë jeta. Në kaq heshtje-e qetësiNdjej vajtimthin e një shpesi:Psherëtin me zë të tiJet’ e trembur se mos vdesi…