Agron Llakaj kërkon dekoratë për Xhevahir Zenelin

Aktori Agron Llakaj tha se me gjithë fushatën për të mundësuar dekorimin e Xhevahir Zenelit, nuk ia ka arritur qëllimit.

‘Ska ngelur njeri pa u dekoruar”, tha ai.

“Më vjen keq.
U përpoqëm shumë gjatë gjithë kësaj kohe të arrinim të siguronim një nderim.
Një titull për ty në këtë ditë, por nuk e realizuam dot.
Kjo është pjesë e dështimit tim personal në raport me ty”, u shpreh Agron Llakaj.

“Ndoshta jo thjesht se ti e meriton të marrësh një titull që të quhesh “Mjeshtër i Madh”, se ti mjeshtër i madh je.
Do të më pëlqente simbolikisht që vlera e një artisti, si puna jote të meritonte në mënyrë protokollare një çmim”

“Se kush nuk ka marrë o Xhefri, dhe ti e thua shumë mirë: më mirë të ngelem “Mjeshtër i vogël”, tha Agron Llakaj.

Por ti me talentin tënd je njeri kaq i dashur, je një humorist shumë popullor”, deklaroi Agron Lllakaj.

Sipas Agron Llakajt, në një periudhë tjetër ka qenë një titull që quhej “Artist i Popullit” dhe mua, shprehet ai, “më vjen mirë që je artist i popullit”./atsh

ObserverKult

Lexo edhe:

XHEVAHIR ZENELI, AKTORI QË ËSHTË I NJOHUR ME HUMORIN E TIJ TË VEÇANTË