Xhevahir Zeneli, aktori që është i njohur me humorin e tij të veçantë

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Xhevahir Zeneli ka lindur më 10 mars të vitit 1961 në Kolonjë. Në vendin e tij të lindjes do të përfundonte edhe studimet bazë ku edhe do të spikaste që i vogël me humorin e tij të veçantë. Në vitin 1985 do të kryente studimet e larta për dramaturgji në Institutin e lartë të Arteve.

Ende duke ndjekur studimet dhe pa i përfunduar ato, aktori angazhohet në projekte kinematografike në të cilat do të spikaste si një aktor shumë dimensional. Dhe për shkak të talentit dhe përkushtimit projekte të tjera do ti propozoheshin dhe besoheshin.

Pavarësisht se pasi përfundoj studimet u emërua pranë trupës profesioniste të Estradës së Tiranës. Xhevahir Zeneli duke qenë se ishte aktor që përshtatej edhe me komedinë. Por edhe me dramën realizoj role që i përkisnin të dyja zhanreve.

Edhe sot aktori vazhdon të jetë aktiv në jetën artistike duke interpretuar në skenë. Për rolet që ai ka realizuar, sidomos në kinematografi shpesh herë është vlerësuar edhe me çmime të ndryshme në festivalet e kinematografisë. Të zhvilluara vite më parë në Shqipëri. Disa nga rolet më të spikatura të aktorit Xhevahir Zeneli janë si:

Kush vdes në këmbë 1984, Rrethimi i vogël 1988. Stolat në park 1988 Pas fasadës 1992. Të gjallë apo të vdekur 1992, Maya 2011 e shumë të tjera./ATSH

LEXO EDHE: INTERVISTA E RRALLË E AKTORES SË MADHE, VIOLETA MANUSHI- RRËFEU PËR EMOCIONET E NJË JETE NË SKENË