Agron Tufa: Ç’të bëj, si ta mbroj këtë shpirt

danilo kish.

Poezi nga Agron Tufa: Shpirti

Ç’të bëj, si ta mbroj këtë shpirt
të ngrënë nga përdorimi?
Ky kurm që e barti çdo ditë-
bregore e lartë pikëllimi.

Sa trupa, sa trajta braktisi
ky shpirt i pangushëllim?
Mos ndoshta Udhën që nisi
e ngryska në kurmin tim?

Dua t’ia di gjitha Udhët,
bujtinat, sfilitë ndër shtresa!
Ç’më solli nga kohë e mugët
dhe cilat reminishenca?

Që ditën kur kurmin ma veshi
si rrobë dhe m’u ngul në ashtnor,
ky shpirt m’i kalli gjithë pengjet
e fatit të lashtë njerëzor.

ObserverKult

—————-

agron tufa

Lexo edhe:

AGRON TUFA: GËZUAR, SHËNDET, PAQE, PUNË, DASHURI E KRIJIM PËR TË GJITHË!

Dua t’u bëj një urim të gjithë miqve, të njohurve dhe atyre, që miq na bëjnë përpjekjet e përbashkëta, pavarësisht distancës, në çdo strehë gjeografike ku na ka shpërndarë Fati: – Të gjithë ju, miq, e meritoni të keni një Vit të Ri të gëzuar e shpërblyes, një vit çlirues ku të shpërthejnë energjitë tuaja më të mira, engjëlli juaj, heroi juaj, ajo legjendë mirësie që është Vetja juaj e Plotë! 

Ne mund të shpëtojmë veten, njëri-tjetrin dhe të tjerët. Bota po ashpërsohet, por jeni ju garancia, se jo gjithçka do të përfundojë në sfurkun e djallit. Jemi të gatuar të gjithë prej një lënde me ëndrrat dhe ëndrrat nuk janë dobësi e jona, por forca që nuk mposhtet dot!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult