Agron Tufa: Elegji

agron tufa

Të paktën, dhe unë do të plakem… Në mos
plakur jam, gjer nesër në mëngjes.
Dhe s’është nevoja të ma thotë pasqyra…
Unë pres atë, që nuk duhet të pres.

Unë pres atë që e zbukuron mërzia
si djegë a flirt që mosha e përndez.
E di. S’ka qenë. Nuk do të vijë kurrë.
Po keq më vjen papritur t’ma ndërpresë

Deliri, çmenduria, një aksident fatal…
Dhe pse disi naive, dhe pse, në thelb, pa vlerë.
Është ruleta ime. Askush s’duhet ta ndalë
atë rrethrrotullim ku pata vënë njëherë

gjithë ëndrrat e mia, që më kapërcejnë,
të gjitha ngashërimat – me shkak apo pa shkak,
ato që pres, e s’vijnë… Ani pse më rrëfejnë
ngapak tragjikomik, ngapak dhe qesharak.

ObserverKult


agron tufa

Lexo edhe:

LETËR E BUKUR DASHURIE NGA AGRON TUFA DEDIKUAR GRUAS SË TIJ ELVANËS

Nga Agron Tufa

Vanushja ime e shtrenjtë,

Është një orë e pazakontë për të shkruar dhe, akoma më e pazakontë, për të shkruar një letër për ty. Rëndom, me shtimin e fëmijëve dhe rritjen e tyre, vendin e dikurshëm të letrave tona e zunë mesazhet  operative në celular –  lista monokolonë porosish për tranguj, domate, karota, bukë, ilaçe, pije e ushqime të tjera – të vetmet “pusulla dashurie”.
Ora po i afrohet katrës së mëngjesit. Bëra kontrollin e zakonshëm në dy dhomat ku flenë fëmijët tanë: si gjithmonë, jorgani ka shkarë ose e kanë hedhur mënjanë. Qesin shqelma përgjumësh ata…  se s’bën…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult