Artan Gj. Hasani: Rri e avullt, vajzë…

rri si ç’je…
mos ndrysho
edhe nëse kjo kërkon shumë mund…

femra në gjendje natyrore është avull
e ngrohtë
e pakapshme
eterike

rri e avullt, vajzë,
larg akujve
dhe njerëzve të ftohtë…
larg njerëzve pa kujtime…

përndryshe
do të të kondensojnë

pikë
pikë
pikuar
alkool nga ty do nxjerrin

do të të pinë
do të dehen me ty
derisa të të vjellin…

në bulëz parfumi do të të shndrrojnë
do të të mbyllin në një shishe
dhe vetminë e tyre do spërkasin
sa herë që të kenë nevojë…

brenda kafkave bosh
do të të bënin kujtimin e tyre të vetëm
dhe e vetme atje do të ngrije…

Lexo edhe:

ARTAN GJ. HASANI: GRAVE QË AKOMA BIEN NË DASHURI ME MUA