Ahmet Selmani: Çmenduria

para dhe pas ahmet selmani

(ose kohë lëngate)

Të gjithë
janë çmendur
as engjëjt
s’duken si engjëj
belbëzojnë
me gjuhë të hekurt
e unë
strukem nën lëkurën time
kohën
ta kaloj me gojë të qepur
gati po mbetem
pa gojë e pa gjuhë
nuk më kupton as vetmia ime
ah sa vështirë
u bë të jetosh
s’mbeti gjë pa u çmendur
u çmendën njerëzit
u çmendën bimët
u çmend edhe
çmenduria.