(ose ardhja mbi krahët e një ylli të qeshur)
Tanimë
Doruntina nuk e pret Kostandinin
të ngrihet nga varri
e të shkojë ta marrë me kalë
ajo brof vetë si një flutur prej hëne
dhe vjen mbi krahët e një ylli të qeshur
me shpejtësi ere
duke shkelur me këmbë gojëdhënën
e duke e bërë pluhur
që ta shpërlajë shiu i kujtesës
së hidhur.
ObserverKult
Lexo edhe:
LIBRI ME POEZI I DONIKA DABISHEVCIT BOTOHET NË ÇEKI/ POEZITË FLASIN NË ESPERANTO
Shtëpia botuese Kava Pech në Çeki, e specializuar në botimet e letërsisë botërore, përkthyer në esperanto, para disa ditësh ka nxjerrë nga shtypi librin me poezi “Mi venos kvazaŭ la morto” të poetes dhe studiueses Donika Dabishevci, ku përfshihen të gjitha poezitë e librit “Kam me ardhë si deka”.
Poezitë e Dabishevcit u përkthyen nga esperantisti i njohur shqiptar, z. Bardhyl Selimi, dhe u botuan në kujdesin e botuesit Petr Chrdle.
Recensentë të librit në esperantishte janë: Birgitta Anevik, Mikaelo Bronŝtejn, Jimmy Stryhn Meyer dhe Jozefo Horváth, ndërsa dizajnin e ka bërë Arber Murturi.
Po i njëjti libër i Dabishevcit para një muaji u botua në gjuhën maqedonase. Kjo falë Shtëpisë Botuese Rezna, në krye me Hashim Baftiarin, në përkujdesjen e së cilës libri “Kam me ardhë si deka”, e Dabishevcit është botuar në Maqedoni. “Ke stasam kako smrtta” titullohet libri i përkthyer nga shkrimtari dhe studiuesi Ahmet Selmani, i cili po ashtu ka dhënë edhe një mendim kritik e analitik në parathënien e librit. Redaktore e librit është Marta Markoska, lektore Liljana Pandeva.,,
Tekstin e plotë e gjeni KËTU